Botë

Covid–19 në Kosovë, 2.542 të prekur, 47 viktima dhe 1. 394 të shëruar

28.06.2020 12:24

Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë...

Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, 2.542 persona janë prekur, 1.394 janë shëruar plotësisht, ndërsa 47 kanë përfunduar me fatalitet.
 
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK njofton se me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive. Janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”.