Botë
Macron për vizitë në Rusi së shpejti, për të vazhduar dialogun me Putinin
28.06.2020 12:55
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, planifikon të vizitojë Rusinë....

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, planifikon të vizitojë Rusinë së shpejti për të vazhduar bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin rreth sigurisë dhe ndryshimeve klimatike.
Macron ka inkurajuar Evropën dhe NATO-n të rishikojnë partneritetin strategjik me Moskën. Të dy presidentët kishin biseduar përmes një video-konference një ditë më parë.
“Dialogu i ndërtimit të besimit i iniciuar së bashku me presidentin Putin, vazhdon”, tha Macron në Twitter.
Marrëdhëniet në mes Moskës dhe Perëndimit janë shumë të dobëta që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe dhe roli i saj në konfliktin me Sirinë dhe ndërhyrja në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.
Macron ka shprehur edhe nevojën e fundit të konfliktit në Ukrainë ku luftimet mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë lanë të vdekur 13,200 persona që nga prilli i vitit 2014.
