Maqedoni

KSHZ gati për zgjedhje, Derkovski: Pjesmarrje masive për proces legjitim

28.06.2020 15:00

KSHZ do të bëjë gjithçka që është në kompetencë të tij për të mundësuar që vendvotimet të jenë të sigurta...

KSHZ do të bëjë gjithçka që është në kompetencë të tij për të mundësuar që vendvotimet të jenë të sigurta, thekson kreu i këij institucioni Oliver Derkovski për TVM1. Çdo vendvotim do të dezinfketohet 5 ditë para ditës së zgjedhjeve, në vendvotim do të mund të votoj vetëm nga një person, secili votues do të dezinfektohet në hyrje të vendvotimit , janë siguruar edhe maska dhe mjete tjera mbrojtëse. Derkovski pret që dalja në zgjedhje të jetë e kënaqshme.  
 
“Jam optimist se dalja do të arrij në 50% apo më shumë, nuk mundem të precizoj, nuk është ajo puna ime, për atë duhet të kujdesen edhe të gjithë pjesmarrësit në këtë fushatë. Partitë politike të cilat garojnë, t’i motivojnë mbështetësit e tyre të dalin dhe t’u garantojnë në njëfarë mënyre se edhe ato do të kujdesen për shëndetin e tyre, me atë që do ti paralajmërojnë që t’i respektojnë rekomandimet për distancë, për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse personale dhe në atë mënyrë do të arrijmë atë që e duam të gjithë, e ajo është legjitimiteti i zgjedhjeve me dalje të mirë.”, tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.
 
Derkovi u bëri thirrje qytetarëve që më 15 korrik të dalin masovikisht dhe të votojnë. Legjitimiteti i procesit sipas tij është mjaft i rëndëshiëm, duke marrë parrasysh se vendi  po bëhet gati për të filluar bisedimet qasëse me BE-në.
 
ERSAN PAJAZITI