Maqedoni
Ligji ri për PTHP-në, avokatët presin vazhdimin e rasteve të PSP-së
28.06.2020 17:10
Më 1 korrik hyn në fuqi ligji i ri për Prokurorinë Publike....

Më 1 korrik hyn në fuqi ligji i ri për Prokurorinë Publike. Në të parashihet bashkimi i kapaciteteve të ish Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore Pulike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një prokurori të vetme për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë. Kjo prokurori e re do të vazhdojë të ndjekë rastet e hapura tashmë që nga fazën të cilat janë. Nga fella e Avokatëve presin që të gjitha këto raste të vazhdohen nga prokuroria e re kompetente.
"Presim pas 1 korrikut dhe hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore për prokurorinë publike, që këto raste të jenë nën ingerencat e Prokurorisë Themelore.", thonë nga fella e Avokatëve.
Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit të Lartë do jetë kompetente për rastet më të komplikuara të krimit dhe korrupsionit të lartë, të njohura si “Korrupsioni i kravatave të bardha”. Garancia kryesore është pavarësia financiare , që paraqet një ndër kushtet kryesore për funksionimin e çdo institucioni, edhe të Prokurorisë Themelore, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
ADNAN HAJDARI
