Botë
Provokojnë serbët në Gazimestan, 2 prej tyre shoqërohen në polici, më pas lirohen
28.06.2020 18:27
Një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit të manifestimit të Vidovdanit

Një grup serbësh kanë provokuar Policinë e Kosovës, pas përfundimit të manifestimit të Vidovdanit tek monumenti në Gazimestan, afër Obiliqit. Pas provokimit, kanë ndërhyrë zyrtarët policor, duke ndaluar dhe futur në veturë dy persona. Serbët tjerë kanë reaguar, madje kanë tentuar të mos lejojnë largimin e veturës së policisë.
Policia e Kosovës sqaron se dhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga policia, të njëjtit kanë vazhduar me provokime dhe zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrë veprime, për t’i ndaluar provokimet dhe për t’i zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, thuhet në njoftim.Qindra serbë kanë marrë pjesë në këtë cermoni dhe të njëjtit nuk kanë respektuar distancën fizike dhe nuk kanë qenë të pajisur me maska e doreza. Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 631-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.
