Botë

Zgjedhjet presidenciale në Poloni shkojnë drejt balotazhit

29.06.2020 09:27

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve presidenciale në Poloni tregojnë se presidenti aktual..

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve presidenciale në Poloni tregojnë se presidenti aktual, Andrzej Duda, ka dalë i pari, por nuk ka siguruar 50 për qind të votave të nevojshme.
 
Me mbi 82 për qind të votave të numëruara, Duda, i cili mbështetet nga Partia në pushtet për Ligj dhe Drejtësi, ka fituar 45.7 për qind të tyre.
 
Në vendin e dytë ka dalë Rafal Trzaskowski, kryetar aktual i Varshavës, me 28.5 për qind.
 
Nëse rezultati konfirmohet, Duda dhe Trzaskowski do të përballen në balotazh më 12 korrik.
 
Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ka qenë e lartë, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
 
Afro 63 për qind e votuesve kanë votuar./Top Channel