Botë

Pakistan, 9 të vrarë pas sulmit në një qendër aksionesh

29.06.2020 10:03

Forcat e sigurisë në Pakistan kanë njoftuar se ka përfunduar sulmi...

Forcat e sigurisë në Pakistan kanë njoftuar se ka përfunduar sulmi ndaj Bursës së Pakistanit në Karaçi, pasi 4 militantët që e realizuan këtë sulm janë vrarë. Përpos militantëve, raportohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë 2 roje dhe një polic, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
 
Raportohet se situata tashmë është nën kontroll dhe se të gjithë punëtorët e kësaj burse janë të sigurt. Ndërtesa e Bursës së Pakistanit ndodhet afër Bankës Shtetërore dhe disa institucioneve të tjera financiare të nivelit vendor dhe ndërkombëtar.