Ekonomi

KRRE: Shtrenjtohen derivatet e naftës

29.06.2020 15:50

Nga mesnata e së hënës, derivatet e naftës do të shiten me çmime më të larta për gjysmë denarë për litër....

Nga mesnata e së hënës, derivatet e naftës do të shiten me çmime më të larta për gjysmë denarë për litër. Kështu vendosi në mbledhjen e fundit Komisioni Rregullator për Energjetikë. 
 
Çmimet e reja të derivateve: EuroSuper BS 98 do të shitet për 63 denarë për litër, EuroSuper BS 95 do të shitet për 61 denarë, Dizeli do të shitet për 52,50 denarë për litër, Vaji Ekstra i Lehtë do të shitet për 52.00 denarë për litër.