Botë

Prishtinë, Rama takoi Hotin dhe Osmanin

29.06.2020 18:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë, ku në takime me kryeministrin, Avdulla Hoti, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, dhe përfaqësues të partive politike ka biseduar rreth aktakuzës për krime lufte që ka paraqitur Zyra e Prokurorit Special kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe personave të tjerë.

“Në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”,- tha Rama përmes një postimi në Twitter.

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, Veseli dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Çështja kalon tani te gjykatësi i procedurës paraprake, i cili do të vërtetojë ose hedhë poshtë aktakuzën.

Thaçi, i cili ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar për sot një press konference nëpërmjet së cilës ka thënë se do t’i drejtohet kombit. 

GYLTENE SINANI