Botë

Hoti: Klinika Infektive e stërmbushur me pacientë

29.06.2020 18:46

Situata me virusin Korona në Kosovë “është nën kontroll të brishtë”, ka deklaruar kryeministri, Avdulla Hoti...

Klinika Infektive është e stërmbushur me pacientë dhe nuk ka më vend për pacient të rinj, tha Hoti, duke paralajmëruar mundësinë e masave të reja për ndërprerjen e përhapjes së virusit Korona.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 2,677 raste, prej tyre 1,203 janë aktive, ndërsa 49 persona kanë vdekur nga Kovid-19.