Tusk: Putini nuk ka sugjeruar ndarjen e Ukrainës

24.10.2014 14:35

Ish-kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka përgënjeshtruar pretendimet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte sugjeruar që Rusia dhe Polonia ta ndajnë Ukrainën. Tusk, i tha sot Radios Polake “TOK – FM” se Putini kurrë nuk i ka bërë atij ofertë të tillë.......

Më datën 19 të këtij muaji, në një intervistë për revistën amerikane “Politico” në internet, ish-ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, ka pretenduar se oferta ishte bërë gjatë takimit individual ndërmjet Tuskut dhe Putinit, në Moskë, në vitin 2008.

Por, më vonë zoti Sikorski është tërhequr nga deklarata e tij, duke thënë se kujtesa e tij kishte dështuar. Nga ana tjetër, Donald Tusk tha se Sikorski ka mundur ta kishte atë ndjenjë nga komentet alarmuese të Putinit në Bukuresht në vitin 2008, me ç’rast pat thënë se Ukraina ishte një vend artificial dhe se Rusia ka interesa atje.