Botë

Kina vendos kontrollin në Hong-Kong, miratohet ligji për sigurinë

30.06.2020 10:03

Parlamenti kinez miratoi ligjin për sigurinë kombëtare të Hong-Kongut...

Parlamenti kinez miratoi ligjin për sigurinë kombëtare të Hong-Kongut, që e kthen atë nga qytet autonom që ishte deri tani në pjesë të autoritetit kinez.
 
Rajoni gjysmë-autonom tani duhet ti nënshtrohet ligjeve dhe kufizimeve që shteti komunist ka aplikuar për popullsinë e vet, ‘liritë dhe të drejtat e njeriut në Hong-Kong kanë vdekur’- tha në reagimin e tij sekretari amerikan i shteti, Mike Pompeo.
 
Ligji parashikon ndalimin e cdo veprimi që bie ndesh me qeverinë Kineze.
 
Mes frikës se legjislacioni do të shtypë të drejtat dhe liritë e qendrës financiare globale dhe raporton se dënimi më i rëndë nën të do të ishte burgimi i përjetshëm, aktivisti i shquar për demokraci Joshua Wong tha se ai do të hiqte dorë nga grupi i tij Demosisto.
 
"Kjo shënon fundin e Hong Kongut që bota e njihte më parë," tha Wong në Twitter.
 
Udhëheqësi i Hong Kong-ut, Carrie Lam, duke folur në konferencën e saj të rregullt javore për shtyp, tha se nuk ishte e përshtatshme që ajo të komentojë legjislacionin pasi takimi në Pekin po vazhdonte.
 
Një reagim ka ardhur edhe nga Bashkimi  Europian, ajo e ka kërcënuar Kinën se çështjen do ta çojë në Gjykatën Ndërkombetare të Drejtësisë në Hagë. 
 
Hong-Kongu ishte kthyer Kinës në 1- korrik 1997 nga Britania nën drejtimin një shtet 2 sisteme.