Botë

Merkel–Macron: Thirrje për plan të rimëkëmbjes nga Covid 19

30.06.2020 10:32

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel...

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë bërë thirrje për fond “të fuqishëm” të rimëkëmbjes nga koronavirusi për Bashkimin Evropian.
 
Merkel ka mirëpritur të hënën në Berlin presidentin Macron, teksa Gjermania përgatitet për të marrë presidencën e Këshillit Evropian nga 1 korriku. Të dy liderët kanë propozuar muajin e kaluar krijimin e një plani në vlerë të 500 milionë eurove për t’i ndihmuar Evropës në përballimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
 
Propozimi i përbashkët ishte plotësuar nga Komisioni Evropian, i cili ka çuar përpara planet për një fond prej 750 milionë eurove, të formuar kryesisht prej granteve. Mirëpo jetësimi tij po përballet me kundërshtimet e disa shteteve që janë duke hezituar në ndarjen e fondeve.