Botë

Dyshime për sulm, evakuohet stacioni i trenit dhe qendra tregtare në Paris

30.06.2020 12:05

Policia e Parisit ka mbyllur dhe evakuuar qendrën tregtare Les Quatre Temps dhe stacionin e trenit La Defense...

Policia e Parisit ka mbyllur dhe evakuuar qendrën tregtare Les Quatre Temps dhe stacionin e trenit La Defense në anën perëndimore të kryeqytetit francez, pas njoftimit për një njeri të armatosur pranë qendrës.
 
Një burim i afërt me policinë në Paris i tha gazetës së përditshme franceze në mëngjes Le Figaro: "Ne po kërkojmë një  burrë të armatosur që do të ishte parë pranë Qendrës Tregtare 4 Temps në La Défense".
 
"Kontrollet janë në proces."
 
Departamenti i policisë në Paris tha në Twitter qendra tregtare ishte duke u evakuuar për të lejuar kontrolle./Ora News