Mjeku në Nju Jork, i sëmurë me “Ebola”
24.10.2014 14:39
Mjeku amerikan, Craig Spencer, që është kthyer në Nju Jork pasi ka punuar me pacientët me virusin “Ebola” në Afrikën Perëndimore, është i prekur nga kjo sëmundje, ka njoftuar prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, mbrëmë vonë.....
Mjeku Spencer, i cili ka punuar me Organizatën “Mjekët pa kufij”, tashmë është pranuar në spital. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se prej se ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij muaji nga Guinea, zoti Spencer kishte pasur kontakt me “shumë pak njerëz”.
