Maqedoni
Ndërroi jetë nga COVID 19, Shenoll Ahmeti kameraman në RTVM
30.06.2020 23:18
Në moshën 51 vjeçare ka ndërruar jetë kameramani i RTVM-së, Shenoll Ahmeti...

Në moshën 51 vjeçare ka ndërruar jetë kameramani i RTVM-së, Shenoll Ahmeti, i cili fatkeqsisht e humbi betejën me Covid 19, .
I ndjeri, menjëherë pasi ishte diagnostikuar me virusin Korona një javë më parë, ishte i hospitalizuar për të marrë trajtim të mëtutjeshëm spitalor në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori“ në Shkup, por ditëve të fundit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai nuk mundi ta fitojë betejën me virusin Korona, dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës.
TVM2 i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe i bashkangjitet dhimbjes së tyre. Stafi i TVM2 humbi nje koleg, një anëtar të familjes tonë televizive.
Ahmeti është punonjësi I dytë mediatik që humbi jetën me Kovid 19. Para një muaji vdiq edhe 44 vjecari Bekim Bajramoski nga Labunishta që punonte në televizionin local SPEKTRA.
