Vendimi i UEFA-s, ironizojnë mediat e huaja
24.10.2014 15:51
Mediat europiane kanë ngelur të shtangura nga vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri.......

Sipas tyre me këtë vendim UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin. “UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin”, është titulli i Toscana News.
“Serbia shpërblehet me fitore”, raporton televizioni britanik, ITV. “Serbisë iu dha fitorja, por i humbi pikët”, titullohet shkrimi i Sport24.
“UEFA tregohet e butë me serbët”, shkruajnë mediat kroate.
“Vendimi i UEFA-së, të gjithë humbës”, shkruan La Gazzetta Dello Sport.
“Serbia shpërblehet me fitore për dhunën në ndeshje të Euro 2016”, shkruan nga ana tjetër prestigjiozia BBC.
