Botë

Vendoset nën kontroll zjarri i madh në ishullin grek Hios

01.07.2020 19:13

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë me automjete, aeroplanë dhe helikopterë dhe me ndihmën e vullnetarëve...

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë me automjete, aeroplanë dhe helikopterë dhe me ndihmën e vullnetarëve arriti ta vendos nën kontroll zjarrin në ishullin grek Hios, pa pasur nevojë të evakuohen fshatrat që janë në afërsi, njoftuan mediat lokale, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve të njëjta, zjarri ka shpërthyer sot në mëngjes në pjesën pyjore mes të dy fshatrave, ndërsa duke pasur parasysh se zjarret kanë arritur 100 metra nga shtëpitë, autoritetet lokale ishin të gatshme, ndërsa popullsia lokale është informuar, që nëse nevojitet, të bëhet evakuim.

Siç kumtuan nga Shërbimi zjarrfikës i Greqisë, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 27 zjarrfikës me nëntë automjete, një ekip këmbësorik, dy helikopterë dhe dy aeroplanë./mia