Botë

Dhjetëra mijëra palestinezë protestojnë në Gaza kundër planit të Izraelit për aneksim

01.07.2020 19:41

Dhjetëra mijëra palestinezë kanë protestuar sot në Gaza kundër idesë së Izraelit për aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor...

Të tubuarit valonin flamujt palestinezë dhe brohorisnin  parulla kundër Izraelit, presidentit amerikan Donald Tramp dhe planit të tij të paqes për Lindjen e Mesme.

Koalicioni izraelit e shënoi 1 korrikun si ditën e parë që mund të merren hapa për të zbatuar aneksimin. Sidoqoftë, ministri izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Ofir Akunis deklaroi se kjo do të ndodhë më vonë në korrik. Një përfaqësues i fraksioneve palestineze që marrin pjesë në protestë tha se “okupimi nuk do të gëzojë paqe për shumë kohë”.

“Sikur njerëzit tanë filluan një revolucion dhe intifadë në vitin 1987 edhe këtë herë ne do të befasojmë okupatorin dhe botën me një valë të re luftimesh që askush nuk i pret”, tha ai.

Intifada e parë palestineze filloi në vitin 1987 dhe mbaroi në vitin 1993, ndërsa e dyta midis viteve 2000 dhe 2005. Grupi i armatosur Hamas ka paralajmëruar këtë javë se aneksimi i pjesëve të Bregut Perëndimor do të paraqesë “shpallje të luftës”.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor në një Luftë gjashtëditore në vitin 1967, ndërsa palestinezët dëshirojnë që këto zona të jenë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm./mia