Botë

Në Itali janë konfiskuar 14 ton amfitaminë

01.07.2020 20:37

Policia italiane ka konfiskuar 14 tonë rekord amfetaminë, të dedikuar për tregun evropian...

Policia italiane ka konfiskuar 14 tonë rekord amfetaminë, të dedikuar për tregun evropian, vlera e përgjithshme e së cilës në rrugë vlerësohet në një miliard dollarë amerikanë, ndërsa supozohet se janë prodhuar në Siri nga një grup i lidhur me Shtetin Islamik, për shkak të financimit të aktiviteteve të tij.

Autoritetet policore kumtuan se rreth 85 milionë tableta amfetamin janë znuluar në tre kontejnerë në anije në portin Salerno në Italinë jugore, që është konfiskimi më i madh i këtij lloji të drogës deri tani në botë.

Policia kumtoi se në këtë moment po tenton të konfirmojë nëse klani kriminel Kamora nga Napoli e ka porositur këtë porosinë e madhe të amfetaminëve për distribuim ndërkombëtar, duke marrë parasysh se një sasi shumë e vogël e kësaj droge u konfiskua dy javë më herët në portin Salerno./mia