Gruevski, në Bruksel bisedoi për ndryshimet kushtetuese

24.10.2014 16:07

Kryeministri, Nikolla Gruevski, pas takimeve të sotme në Bruksel me zyrtarët e BE-së, deklaroi se bisedimet janë përqendruan në ndryshimet e propozuara kushtetuese dhe përgatitjen e një plan-veprimi për t'u marrë me vërejtjet, të cilat u theksuan në Raport-progresin e vendit për Maqedoninë........

Kryeministri Gruevski, njoftoi se në takimet me komisionerin për Zgjerim, Shtefan Fyle dhe drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Kristian Daniellson, janë përafruar qëndrimet rreth ndryshimeve kushtetuese në pjesën që ka të bëjë me martesës dhe hapjen e zonave financiare në Maqedoni.

“Tema kryesore ishte e ndërlidhur më ekonominë. Bisedohet për një paket më të madh për investim në BE. U komentua kjo pako, siç mund të vërej, ende nuk është i përpunuar deri në detaje se në cilën formë do të investohet. Behët fjalë për një shumë serioze dhe për një plan serioz”- deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.

Kryeministri Gruevski, ka informuar Fylen dhe Daniellsonin për përgatitjen e planit aksionar për anëtarësim në BE për 2015, që sipas tij, duhet të miratohet në dhjetë ditët e ardhshme dhe do të ndjek rekomandimet nga Raporti i Komisioni Evropian. (Sanije Kasami, TVM2)