11 funksionarë me dy funksione

24.10.2014 17:02

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, ka kërkuar publikisht nga 11 funksionarë që të heqin dorë nga njëri funksion që ata mbajnë, sepse ndryshe shkelin Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit......

Mbajtja e dy posteve në të njëjtën kohë përbën konflikt interesi dhe mos evitimi i tij ka për pasojë gjobitjen. 11 funksionarët, që të gjithë anëtarë të këshillave komunal, kanë 15 ditë afat që të heqin dorë nga njëri funksion që ata ushtrojnë aktualisht.

Mes tyre, janë edhe 4 këshilltarë shqiptarë nga Saraji dhe Gostivari, 3 nga të cilët, përveçse janë këshilltarë, drejtojnë edhe kompani private, ndërsa i katërti është edhe anëtar i Këshillit Republikan për Siguri në Rrugë.