Maqedoni
Propozim korniza negociuese, Zhbogar: Hap i rëndësishëm drejt BE-së
02.07.2020 15:40
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, vendimin për Propozim Kornizën

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, vendimin për Propozim Kornizën negociuese e cilësoi një hap të rëndësishëm për vendin. Ai sqaroi se dokumenti do t’i përfshijë të parimet dhe esencën e negociatave dhe do të përcaktojë gjithë procesin paraqasës. I mbetet Gjermanisë si kryesuese me BE-në, dhe gjithë shteteve anëtare të marrin vendimin për miratimin e korrnizës negociuese tha Zhbogar nga Ohri.
“Tani mbetet në kryesimin Gjermanisë me BE-në, si dhe të shteteve anëtare që të shqyrtojnë dokumentin, për miratim eventual të korrnizës negociuese. Do të jetë vendimi I anëtareve të BE-së, se si do të duket verzioni final I dokumentit. Çdo ndryshim i mundshëm i projekt-dokumentit, duhet që patjetër të lejohet nga të gjitha anëtaret. Menjëherë pasi I njejti të jetë miratuar, të njejtën ditë do të bëhet edhe shpallja e tij. Më pas vijon të ulemi në tavolinë dhe formalisht t’i fillojmë bisedimet paraqasëse për anëtarësimin e vendit në BE.”, tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në RMV.
