Qytetarët njoftohen me të drejtat në sferën e drejtësisë
24.10.2014 17:13
Me rastin e “Ditës Evropiane të Drejtësisë”, sot në Kumanovë u shpall “Dita e hapur në Gjykatën Themelore të Kumanovës”........

Me këtë rast, qytetarët e Kumanovës kishin mundësi që për së afërmi të njoftohen me të drejtat themelore në sferën e së drejtës në fusha të ndryshme. Edhe maturantë të dy gjimnazeve kumanovare, “Sami Frashëri “ dhe “ Goce Dellçev”, në mënyrë të organizuar sot qëndruan në Gjyqin Themelor të Kumanovës, ku drejtpërsëdrejti u njoftuan me punën dhe kompetencat e këtij gjyqi. (Nexhat Aqifi, TVM2)
