Botë
Covid-19 në Kosovë: 113 raste të reja, qeveria merr masa shtesë
02.07.2020 18:19
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka regjistruar 113 raste të reja Covid 19...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka regjistruar 113 raste të reja Covid 19, pas kryerjes së 266 testeve.
Po ashtu janë shëruar 67 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 1,293.Prej regjistrimit të rasteve të para me këtë virus në Kosovë, autoritetet shtetërore kanë raportuar për 2,991 persona të prekur nga Covid-19.
Prej tyre, 54 persona kanë vdekur. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse masat, do të rikthehen masat rigoroze që rekomandohen nga OBSH.
