Botë
Shqipëri: 3 viktima, 82 raste të reja me Covid 19
02.07.2020 18:37
3 viktima, 82 raste të reja me covid 19, 43 të shëruar...

Ky është bilanci i 20 orëve të fundit në Shqipëri. Autoritetet bëjnë thirje për respektim të masave.
"Në 24 orët e fundit, fatkeqsisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës", thonë nga ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.
