Botë
Rekord i zi në ShBA, 50.203 raste të reja brenda një dite
02.07.2020 19:00
Në një kohë kur të gjitha vendet kanë kaluar në fazën e dytë apo të tretë të hapjes...

Në një kohë kur të gjitha vendet kanë kaluar në fazën e dytë apo të tretë të hapjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një moment të vështirë me pandeminë
Në SHBA janë raportuar 50 mijë e 203 raste të reja me Covid-19 në një ditë të vetme. Shifra e së mërkurës u theu rekordin e 26 qershorit ku ishin 45 mijë e 225 raste.
Sipas universitetit John Hopkins ka më shumë se 2 milion e 685 mijë të infektuar në SHBA dhe më shumë se 128 mijë persona kanë vdekur.
Disa shtete të SHBA e kanë pezulluar planin e hapjes për shkak të shifrave të larta të infektimeve.
