Covid-19, takimi Merkel-Macron, thirrje për plan të rimëkëmbjes së BE-së
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel...

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë bërë thirrje për fond “të fuqishëm” të rimëkëmbjes nga virusi Korona për Bashkimin Evropian.
Merkel, ka mirëpritur të hënën në Berlin presidentin Macron, teksa Gjermania përgatitet për të marrë presidencën e Këshillit Evropian nga 1 korriku. Të dy liderët kanë propozuar muajin e kaluar krijimin e një plani në vlerë të 500 milionë eurove për t’i ndihmuar Evropës në përballimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit Korona.
Propozimi i përbashkët ishte plotësuar nga Komisioni Evropian, i cili ka çuar përpara planet për një fond prej 750 milionë eurove, të formuara kryesisht prej granteve. Mirëpo, jetësimi i tij po përballet me kundërshtimet e disa shteteve që janë duke hezituar në ndarjen e fondeve. Teksa kanë folur në një konferencë për media me Macronin, Merkel ka thënë se “Gjermania dhe Franca dëshirojnë të luajnë rol të përbashkët në muajin e ardhshëm, që bën të qartë se Europa është e ardhmja jonë”.
