Përurohet asfaltimi i rrugës Çegran-Tumçevishtë

24.10.2014 17:31

Udhëheqësia komunale e Gostivarit, vazhdon me promovimin e punëve të kryera nga lëmi të infrastrukturës dhe arsimit.......

Kështu sot u përurua asfaltimi i rrugës Çegran–Tumçevishtë, që del në autostradën Gostivar–Tetovë.

Në përurimin e kësaj rruge, përveç banorëve të fshatit Çegran, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari dhe deputetët e zonës, Talat Xhaferi, Mirsada Emini-Asani, Jamin Sinani dhe Selvije Saliu.

Në deklaratën e tij, kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, theksoi se kjo rrugë është në vazhdën e realizimit të programit të tij dhe premtimeve të dhëna banorëve të kësaj ane.

I kënaqur me realizimin e këtij projekti është shprehur edhe deputeti i kësaj zone, Talat Xhaferi.

Me këtë rrugë, lehtësohet qarkullimi i qytetarëve të cilëve u shkurtohet rruga për t’u lidhur me autostradën që lidhë Gostivarin me Tetovën dhe Shkupin.