Botë
Tiranë, Hoti realizoi vizitën e parë në Shqipëri
03.07.2020 18:17
Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, ka realizuar vizitën e parë si kryeministër në Shqipëri...

Ai u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndërsa pas takimit ky i fundit deklaroi se ideja e mini-shengenit ballkanik është ende në agjendën e bisedimeve, derisa Hoti foli për zbatimin e tri marrëveshjeve.
Në një atmosferë tejet miqësore u prit kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë.
Rama nuk la pa komentuar as deklaratat e presidentit serb, Aleksadër Vuçiç, se nuk negocion me shqiptarët, por me perëndimin.
Sa u përket bisedimeve me Serbinë, Hoti nuk e përjashtoi mundësinë e udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara në muajt në vijim.
LULJETA NDOKA
