Botë

Kovid-19, në botë rreth 11 milion të infektuar

03.07.2020 19:42

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 raste pozitive...

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 raste pozitive, numri më i madh i të cilëve në kryeqendrën shqiptare.
 
Në Spitalin Infektiv po trajtohen 80 pacientë, përfshirë një fëmijë dy muajsh, ndërsa tre persona kanë humbur jetën. 
 
Ndërkohë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në repartet e saj po trajtohen 141 pacientë me COVID-19.
 
Në Klinikën Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
 
Në bazë të të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 3.064. Prej tyre, 55 pacientë kanë vdekur dhe 1,707 janë shëruar.
 
Në nivel botërorë numri i të infektuarve me virusin Korona arrin në rreth 11 milion njerëz, prej të cilëve rreth 5,784 mijë  janë shëruar ndërsa 522 mijë e 112 persona kanë vdekur. 
 
SEDAT SELIMI