Botë

Të paktën 19 njerëz e kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor në Pakistan

03.07.2020 21:05

Të paktën 19 njerëz e kanë humbur jetën pasi treni është përplasur në një autobus...

Të paktën 19 njerëz e kanë humbur jetën pasi treni është përplasur në një autobus, që kalonte në vendkalimin e pashënuar hekurudhor në afërsi të qytetit Sheikhulura, në provincën pakistaneze Penxhab.

Në aksident janë lënduar dhjetë persona, nga të cilët disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore. treni që u përplas në autobus po qarkullonte nga Lahore për në Karaçi./mia