“Covid 19”,vazhdon shtimi i rasteve në shtete fqinje
Koronavirusi vazhdon të përhapet në shtete fqinje....

Koronavirusi vazhdon të përhapet në shtete fqinje. Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 të vdekur , 67 raste pozitive dhe janë shëruar 45 qytetarë .Në shqipëri ka aktualisht 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
Në Kosovë, është rritur shumë numri i të shtruarve në spital . Aktualisht në qendrën Klinike Universitare janë të shtruar 141 pacientë , dy raste janë në gjendje të rëndë , 4 raste janë në gjendje kritike në ventilator. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 3064 prej të cilëve 55 kanë humbur jetën dhe 1707 janë shëruar.
Në Beograd, kryebashkiaku shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në 350 në 24 orët e fundit . Tre spitale në Beograd, pas një pauze prej vetëm një muaji, janë kthyer sërish në spitale kovidi.
Në Bosnje Hercegovinë janë 4788 rastet e konfirmuara dhe 189 viktima. Ndërkohë që bilanci po rëndohet edhe në Kroaci ditët e fundit, me Slloveninë që ka vendosur ta heqë fqinjin e saj nga lista e gjelbër e vendeve të sigurta.
