Erdogan: 1,300 ushtarë sirian do të dërgohen në Kobani

24.10.2014 17:43

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se 1,300 ushtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane do t’ju bashkangjiten forcave kurde për të mbrojtur Kobanin nga militantët e Shtetit Islamik, i cili gjendet në kufi me Turqinë.......

Erdogani u ka thënë gazetarëve në Estoni, sot, se kurdët sirian kanë pranuar luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe tani po bisedojnë për dërgimin e tyre në Kobani. Sidoqoftë, bashkëudhëheqësi i Ushtrisë Siriane Kurde, Saleh Muslim, ka dhënë tjetër deklaratë nga Erdogan.

Ai ia thënë për Reuters se një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur.Ndryshe në Kobani janë rreth 2,000 luftëtarë kurd që po luftojnë me militantët e IS.