Japoni, 15 të vdekur nga vërshimet

04.07.2020 18:09

Si të mos mjaftonin telashet me pandeminë e virusit korona...

Si të mos mjaftonin telashet me pandeminë e virusit korona, jugu i Japonisë është përballur me reshje shiu të paprecedentë, që  kanë shkaktuar përmbytje masive e rrëshqitje dheu.

Të pakën 15 persona mendohet të kenë vdekur në një azil pleqsh në ishullin Kyushu. Dhjetëra mijëra vetëve nga ana tjetër i është kërkuar të braktisin shtëpitë e tyre.  Lumi Kuma në prefekturën Kumamoto ka dalë nga shtrati e është kthyer në kërcënim për komunitetet përreth.

10 mijë ushtarë janë dërguar në rajon pasi shërbimet e emergjencës atje nuk po i bëjnë dot ballë situatës.