MPB: 474 persona u sanksionuan për mosmbajtje të maskës
05.07.2020 12:47
Me gjithë apelet e shumta, qytetarët vazhdojnë të mos mbajnë maska...

Me gjithë apelet e shumta, qytetarët vazhdojnë të mos mbajnë maska, për çka policia po shqipton edhe sanksione.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 474 shkelje në lidhje me masën për mos-mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB, u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, me qëllim të përballjes me Kovid -19.
