Kosovë, prej mbrëmë 4 të vdekur nga “Covid-19”
05.07.2020 13:18
Në Kosovë ka arritur në 70 numri i të vdekurve me COVID-19....

Në Kosovë ka arritur në 70 numri i të vdekurve me COVID-19, pasi dje u njoftua edhe për 6 të vdekur, ndërsa një person ka vdekur në orët e vona dhe 3 të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.
Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 3 mijë e 356 raste. Po ashtu, u njoftua se sot janë shëruar edhe 50 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1 mijë e 874 raste, derisa raste aktive janë 1 mijë e 416.
