Serbi, gjendje e jashtëzakonshme në 10 komuna

05.07.2020 13:41

Në dhjetë qytete të Serbisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme...

Në dhjetë qytete të Serbisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me virusi Korona, ku tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 15 mijë e 829 persona, prej të cilëve 306 kanë humbur jetën.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Kraljevë, Novi Pazar, Tutin, Kragujevac, Vranje, Ivanjica, Beograd, Shabac, Çaçak dhe Arilje.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 325 raste të reja, ndërsa 8 persona kanë ndërruar jetë. Në Zemun, vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 175 raste të reja.

Që nga e hëna, arena Beograd, do të shndërrohet në spital të përkohshëm me 500 shtretër. Serbia gjithashtu ka prezantuar edhe masa mbrojtëse, si mbajtja e detyrueshme e maskës në të gjitha ndërtesat publike, mbajtja e distancës prej një metër e gjysmë, mbajtja e maskës gjatë shfrytëzimit të transportit publik, ndalohet puna e objekteve hotelerike dhe gastronomike në rajonin e Beogradit prej orës 23 deri në orën 6, ndalohet grumbullimi i më shumë se 100 personave në hapësira të mbyllura dhe 500 personave në hapësira të hapura.