OBSh: Pezullohet testimi i hidroksilklorinës

05.07.2020 14:04

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndaluar testimin klinik...

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndaluar testimin klinik të ilaçit anti-malarie hidroksilklorina për të trajtuar pacientët e prekur nga virusi Korona. 

“OBSH pranoi rekomandimin nga Komiteti Drejtues Ndërkombëtar i Provës së Solidaritetit për të ndërprerë testimet e hidroksilklorinës dhe lopinavir/ritonavir-it”, tha OBSH në një deklaratë.

“Prova e Solidaritetit u ngrit nga OBSH për të gjetur një trajtim efektiv kundër COVID-19 për pacientët e shtruar në spital”,- thuhet më tej.

Organizata tha se sipas rezultateve të testimit të përkohshëm, “hidroksilklorina dhe lopinavir/ritonavir-i tregojnë pak ose aspak ulje të vdekshmërisë së pacientëve të shtruar nga COVID-19, kur krahasohen me standardin e kujdesit. Hetuesit e provës së solidaritetit do të ndërpresin testimet me efekt të menjëhershëm”.

Në maj, OBSH deklaroi se për shkak të shqetësimeve të sigurisë, kishte vendosur të ndalojë përkohësisht testimin klinik të hidroksilklorinës për pacientët me COVID-19.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, me qendër në SHBA, që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës, pandemia në nivel botëror ka marrë më shumë se 528 mijë e 200 jetë njerëzish, ndërsa 11.1 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 6 milion janë shëruar.