Kroaci, zgjedhje parlamentare

05.07.2020 14:35

Kroatët votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re....

Kroatët votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re që do të përballet me pasojat ekonomike nga korona-virusi në një kohë kur rritja e kontaminimeve ka vënë nën presion konservatorët në pushtet.

Kutitë e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 19, ndërsa të drejtë vote kanë 3.86 milionë qytetarë kroatë, të cilët do të zgjedhin deputetë për përbërjen e 10 të Parlamentit të Kroacisë.

Në të gjitha vendvotimet në Kroaci, janë vendosur masa të posaçme epidemiologjike, kështu që votuesit, përveç maskave mbrojtëse dhe dezinfektimit të duarve, u kërkohet të marrin me vete stilolapsin e tyre dhe t’i përmbahen distancës minimale të kërkuar. 3.86 milionë njerëz në vend dhe 42 vende jashtë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje, ndërsa disa tashmë kanë votuar dje.

Gjithsej 151 deputetë do të zgjidhen për parlamentin kroat, 140 prej të cilëve në dhjetë zona elektorale në Kroaci, tre nga votuesit pa vendbanim në Kroaci, ndërsa tetë deputetë do të jenë anëtarë të pakicave kombëtare.

Personat e infektuar me koronavirus mund të votojnë gjithashtu me ndihmën e një personi konfidencial, i cili do të plotësojë fletëvotimin.