Japoni, 16 të vdekur si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm

05.07.2020 14:57

Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në ishullin jugor Kyushu të Japonisë....

Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në ishullin jugor Kyushu të Japonisë, 16 persona kanë humbur jetën.

Televizioni publik ka njoftuar se moti pritet të përkeqësohet edhe më tej gjatë mbrëmjes, shkruan Reuters. Të reshurat e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbysje dhe rrëshqitje të dheut.

Përveç të vdekurve, edhe 13 persona tjerë ndodhen të zhdukur. Agjencia Meteorologjike e Japonisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojë vigjilentë.