OBSh: Rritet frikshëm numri i të infektuarve
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rritje rekord të rasteve të virusit Korona në botë...

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rritje rekord të rasteve të virusit Korona në botë, me 2,123,26 raste të regjistruara në vetëm 24 orë, në mesin e një rritjeje të madhe në SHBA, Brazil dhe Indi.
Raporti për situatën i OBSH-së, tregon se rreth 130 mijë e këtyre rasteve të reja janë në kontinentet amerikane, SHBA, Brazil dhe Meksikë, por OBSH thotë se Azia juglindore, përfshirë Indinë, ka regjistruar të shtunën 28 mijë raste të reja.
Por, presidenti, Donald Trump, megjithatë ka folur për fitore të Amerikës ndaj virusit. Sipas tij, vetëm 99 për qind e rasteve të identifikuara nga testimet janë totalisht të padëmshëm. Por në shumë shtete shifrat rriten frikshëm me rekorde të reja ditore të raportuara në Karolinën e Veriut, atë të Jugut, Tenesi, Teksas, Alaskë, Misuri, Ajdaho dhe Alabama.
Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, numri i infektimeve në SHBA ka kaluar 2.38 milionë. Në Brazil ndërkohë janë mbi 1.6 milionë të infektuarit dhe 64 265 viktimat. Meksika regjistroi një tjetër rekord të shtunën duke u renditur e pesta në botë për sa i takon numrit të viktimave.
Ajo ia kaloi Francës me 30366 viktima të Covid-19, me infektimet që kanë shkuar në 252165 mijë. Organizata Botërore e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se ka ndaluar testimin klinik të ilaçit anti-malarie hidroksilklorina për të trajtuar pacientët e prekur nga virusi korona.
“OBSH pranoi rekomandimin nga Komiteti Drejtues Ndërkombëtar i Provës së Solidaritetit për të ndërprerë testimet e hidroksilklorinës dhe lopinavir/ritonavir-it”, tha OBSH në një deklaratë.
“Prova e Solidaritetit u ngrit nga OBSH për të gjetur një trajtim efektiv kundër COVID-19 për pacientët e shtruar në spital”, thuhet më tej. Organizata tha që sipas rezultateve të testimit të përkohshëm, “hidroksilklorina dhe lopinavir/ritonavir-i tregojnë pak ose aspak ulje të vdekshmërisë së pacientëve të shtruar nga COVID-19 kur krahasohen me standardin e kujdesit. Hetuesit e provës së solidaritetit do të ndërpresin testimet me efekt të menjëhershëm”. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
