Botë
Covid 19, Greqia mbyll kufinjtë për serbinë
06.07.2020 11:32
Për shkak të pëhapjes së virusit korona në masë të shtuar në Serbi..

Për shkak të pëhapjes së virusit korona në masë të shtuar në Serbi, Greqia vendosi që përkohësisht ti mbyllë kufinjtë për qytetarët serb.
Në njoftimit që i është dërguar ambasadës serbe në Athinë, nga ana e autoriteteve greke, thuhet se do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një lejeje të veçantë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq I cili i lajmëroi qytetarët e tij që të mos nisen për në Greqi për shkak se kufinjtë janë të mbyllur. Ai shtoi se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të jenë në gjendje të qëndrojnë atje, deri në fund të aranzhmanit dhe pas kësaj të kthehen në Serbi. Daciq për median shtetërore serbe tha se vendimi është i pakëndshëm dhe i keq”, duke shtuar se disa vende të tjera kanë kufij të hapur për qytetarët e Serbisë, të tilla si Hungaria dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian.Sipas tij, vendimi i Greqisë është më shumë në dëm të tyre sesa në dëm të Serbisë. Autoritetet greke kanë thënë se hyrja e shtetasve serbë është e ndaluar përkohësisht, nga 6 deri më 15 korrik. Qeveria e Greqisë ka thënë se po monitoron nga afër situatën me pandemisë në BE dhe kudo në botë.
