Botë
Kroaci, HDZ fiton zgjedhjet parlamentare
06.07.2020 11:48
Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) i qendrës së djathtë ka siguruar një fitore të madhe...

Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) i qendrës së djathtë ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare më 5 korrik, kanë treguar rezultatet e para publike.HDZ pritet të ketë 66 nga 151 vendet në Parlamentin e ri, dhe koalicioni i partive të qendrës së majtë e udhëhequr nga Partia Social Demokratike (SDP) ) 41 vende. Lëvizja Atdhetare e Mirosllav Shkora ka 15 ulëse, koalicioni i partive të majta dhe të gjelbërta gjashtë vende, ndërsa Partia Popullore kroate 1 vend. Koalicioni i partive liberale ka siguruar 3 mandate.
“Një rezultat i tillë për HDZ, nuk është vetëm i shkëlqyeshëm, por një detyrim.”, tha Andrej Plenkoviq, kryetar i HDZ-së.
Për të formuar një shumicë të re qeverisëse nevojiten të paktën 76 vota të ligjvënësve të sapozgjedhur. Mbajtja e zgjedhjeve u mbizotërua nga debatet mbi virusin korona. Kroacia ka regjistruar 113 vdekje dhe 3,100 të infektuar. Dy javët e fundit ka pasur një ngritje graduale të rasteve me koronavirus. Masat e izolimit dhe një rënie e të ardhurave nga turizmi veror pritet të shkaktojnë një tkurrje prej 10 për qind në ekonomi.
