Botë

Francë, Macron prezenton përbërjen e qeverisë së re

06.07.2020 12:04

Presidenti francez Emanuel Makron sot do ta prezentojë përbërjen e qeverisë së re...

Presidenti francez Emanuel Makron sot do ta prezentojë përbërjen e qeverisë së re, qëllimi kryesor i së cilës është ta ndihmojë ekonominë në krizën më të rëndë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore. 
 
Kryeministri francez Eduar Filip javën e kaluar dha dorëheqje, ndërsa Makron në vendin e tij e emëroi Zhan Kasteksin. Ekonomia e vendit është në recesion historik pas krizës  me virusin korona.
 
Makron publikoi në Tuiter se është e nevojshme një “rrugë e re”, dhe theksoi një pjesë të prioriteteve të qeverisë së re – ekonominë, ndryshimet në sistemin e mbrojtjes sociale, të ambientit, dhe mbrojtjen e sovranitetit evropian. Analistët theksojnë se Makron kërkon një fillim të ri për t’u rikuperuar nga humbja në zgjedhjet lokale dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2022.