Botë
Izrael, lëshohet satelit për monitorimin e armiqve
06.07.2020 12:16
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun..

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, për të cilin thuhet se do të siguronte një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti Ofek 16 ishte nisur më 6 korrik në orën 4 të mëngjesit. Imazhet e para nga sateliti priten pas një jave.
Izraeli në vazhdimësi ka qenë duke ndërtuar aftësitë e tij të mbikëqyrjes, për të monitoruar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh.Kontraktori kryesor për projektin është kompania pronësi shtetërore Aerospace Industries, ndërsa ngarkesa e satelitit u zhvillua nga firma mbrojtëse, Elbit Systems.
