Jankullovska: Kriminalistika, shtyllë kryesore e funksionimit të MPB-së

24.10.2014 18:11

Në Konferencën Ndërkombëtare për Kriminalistikë, e cila u mbajt në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, u konstatua se shkenca e kriminalistikës është një shtyllë kryesore dhe fundamentale e funksionimit të MPB-së në luftën kundër kriminalitetit.......

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se MPB-ja me vëmendje i ndjek të gjitha ndryshimet shkencore, informatat dhe të arriturat në këtë sferë dhe të njëjtat i integron në funksionimin e Policisë së Maqedonisë.

Ekspertët e kësaj lëmie vlerësojnë se kriminaliteti nuk njeh kufi, nuk dallon as njerëz, por ai prish familje dhe i njëjti duhet të luftohet në çdo aspekt, jo vetëm nga shërbimet e shtetit, por edhe ana e sektorit civil.