Botë

Arrestohen dy persona në Greqi me rreth pesë mijë pilula narkotike

06.07.2020 20:03

Këtë mëngjes, policia greke arrestoi dy persona të cilët në mënyrë të paligjshme nëpërmjet lumit Evros nga Turqia...

Këtë mëngjes, policia greke arrestoi dy persona të cilët në mënyrë të paligjshme nëpërmjet lumit Evros nga Turqia kanë hyrë në Greqi dhe transportuan 489 gram kanabis dhe 4.925 pilula narkotike, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Droga u konfiskua dhe të arrestuarit u nxorën para prokurorit publik.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për tabletat “Kaptagon” të njohur si “tableta të xhihadistëve”, ndërsa personat e arrestuar janë nga Siria./mia