Duka: Duam drejtësi në apel

24.10.2014 18:27

Duka, ka deklaruar se vendimi i UEFA-s jo vetëm që i nuk ka përmbushur pritshmëritë tona, por deri diku ka befasuar, duke vënë shenjën e barazisë për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd.........

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka deklaruar se vendimi i UEFA-s jo vetëm që i nuk ka përmbushur pritshmëritë tona, por deri diku ka befasuar, duke vënë shenjën e barazisë për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd mes përfaqësueses serbe dhe asaj shqiptare.

"Vendimi është një lloj kompromisi brenda komisionit, nuk e kuptoj se kujt i ka shërbyer. Nuk më bind që është bazuar në rregulla, nuk më bind në atë se ç’farë mesazhi duhet të përçojë futbolli, është tjetër gjë, nuk ka lidhje me dhunën. Është një vendim në vetvete ndoshta politik"- thotë Duka.