Covid-19, 195 raste të reja janë regjistruar në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë përpunuar 429 mostra të dyshimta...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë përpunuar 429 mostra të dyshimta, nga të cilat kanë rezultuar 195 raste të reja të infektimeve me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 3 mijë 703, nga 25 mijë e 674 teste të bëra. Nga virusi Korona në Kosovë jetën e kanë humbur gjithsej 79 persona, të cilët sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 pacientë, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 1 mijë e 946 raste, ndërsa raste aktive janë 1 mijë e 678. Më shumë raste të të infektuarve ka në Prishtinë, ku qysh dje ka filluar të zbatohet edhe ora policore nga ora 21 deri në ora 5 të mëngjesit të nesërm. Masa të ngjashme po zbatohen edhe në qytete tjera të Kosovës, në Ferizaj, Prizren, Vuçitërnë etj.
